Shqipëria do të presë liderët europianë të turizmit vitin e ardhshëm

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro mori pjesë në takimin e 68-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit në Sofje, ku Shqipëria u votëbesua unanimisht për ta organizuar vitin tjetër.

Zonja Kumbaro njoftoi se pritet pjesëmarrja e 40 ministrave të Turizmit, si një mundësi e vyer për promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit në nivelin më të lartë të politikëbërjes.

Gjatë fjalimit të saj, ministrja Kumbaro tha se “në vitin 2022 pritëm 7,5 milionë vizitorë të huaj, duke u renditur në krye të vendeve me rikuperimin më të shpejtë të turizmit pas pandemisë. Shqipëria që po bëhet mikpritëse e brandeve ndërkombëtare të hotelerisë me pesë yje, por njëkohësisht ruan edhe bujtinat e vogla që ofrojnë eksperiencën e traditës dhe ushqimit bio”.

Në publikimin e fundit të Organizatës Botërore e Turizmit, Shqipëria renditet në vendin e tretë në botë dhe të parin në Evropë për sa i përket rekuperimit të rritjes së flukseve turistike në vitin 2023, krahasuar me vitin 2019 që përkon me periudhën e para pandemisë.

Organizimi i Konventës Ndërkombëtare të Turizmit në Tiranë, FESTA, në fillim të muajit prill u vlerësua gjatë takimit të 68-të të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit për promovimin e vizionit për ta zhvilluar industrinë e turizmit në përputhje me ruajtjen e mjedisit.

Share This Article