Shqipëria do të strehojë palestinezët e zhvendosur nga Gaza? Përgjigjet presidenti Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, ka thënë parimisht se mund të marrë parasysh edhe Shqipërinë, si vend për të sjellë palestinezët e zhvendosur nga Rripi i Gazës.

Në takimin e tij me mbretin e Jordanisë, Trump u pyet nga gazetarët nëse ai po merr në konsideratë vende të tjera për të dërguar palestinezët përveç Egjiptit, siç është Shqipëria apo Indonezia?

Trump tha se ka shumë vende që duan te përfshihen, por nuk u ndal për më shumë detaje, duke lënë të nënkuptuar se ende nuk ka biseduar me qeverinë tonë.

“Po sigurisht. Ka shumë vende te tjera qe duan te përfshihen”, u përgjigj Trump.

Share This Article