Shqipëria do t’i kundërpërgjigjet Serbisë për fushatën diplomatike kundër Kosovës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, të mërkurën në mbrëmje bëri të ditur se shumë shpejt do të ngrihet një Task Forcë Diplomatike për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës.

Ministri në detyrë, Cakaj bëri të ditur se kjo Task Forcë vjen në kuadër të hapit të ndërmarrë nga Serbia për një fushatë për tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga vende që tashmë e kanë njohur apo që mund ta njohin në të ardhmen.

“Për ne është totalisht e papranueshme fushata e Serbisë për tërheqjen e njohjeve për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Prandaj Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë do të ngrejnë Task Forcë të veçantë për forcimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës me diplomatët më të mirë të Kosovës dhe Shqipërisë dhe do të procedojmë shumë shpejt dhe marrëveshje bilaterale që do bazohet në katër pika. Së pari, diplomatike, për krijimin e fondit për blerjen dhe menaxhimin e ambasadave për përdorim të përbashkët. Elementi dytë, do të jetë konsullor, ku hapen konsullata të përbashkëta si modeli i Barit, Milanos, Mynihut apo Kopenhagenit. Elementi tretë, do jetë profesional dhe i fundit, do jetë ai kulturor, me kalendar të përbashkët për promovimin e identitetit kombëtar”, tha Cakaj.

Share This Article