ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet 2 hours ago
“The King” 3 hours ago
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump 3 hours ago
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit 3 hours ago
Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së 3 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria duhet të përshtatë plotësisht ligjet e sigurisë kibernetike me Direktivën e re të BE-së

albnews by albnews
11 October, 2023
in Albania
0
Shqipëria duhet të përshtatë plotësisht ligjet e sigurisë kibernetike me Direktivën e re të BE-së
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeverisja kibernetike e Shqipërisë gjendet përballë sfidash të shumta, pas sulmeve që pësoi një vit më parë nga operatorë të mbështetur nga Irani.

Ekspertë të kësaj fushe vlerësojnë se Shqipëria ka përshtatur pjesërisht rekomandimet e Bashkimit Europian sa i takon sigurisë kibernetike.

RelatedPosts

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Grevë urie për drejtësi/ Babai i Denis Ruçit proteston para Parlamentit grek: Dua verifikim të ADN-së

Ekzekutimi i Paulin Harushës në Kanada, Policia identifikon vrasësin e shkodranit: Njiheshin më parë!

Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes publikoi sot një studim mbi Sfidat e qeverisjes kibernetike në Shqaipëri.

Autorët theksojnë se sulmet kibernetike dëshmuan që, Shqipëria ka ende shumë punë me përshtatjen e rekomandimeve të reja të BE-së të vitit 2022, me parandalimin e rreziqeve kibernetike dhe zhvillimin e sistemeve te sigurisë.

Rekomandimet e BE-së për sigurinë kibernetike Shqipëria i ka përshtatur vetëm pjesërisht, e ndërkohë BE-ja ka nxjerrë një paketë të re rekomandimesh në vitin 2022.

Shqipëria po përgatit një projektligj krejt të ri për sigurinë kibernetike, i cili pritet të të zëvendësojë ligjin ekzistues.

Ndërkohë sulmet kibernetike ndaj infastrukturës digjitale të Shqipërisë, nxitur dhe mbështetur nga Irani, nisën 15 muaj më parë dhe kanë vazhduar të shtohen dhe të bëhen më të vështira për t’u përballuar, pohuan autoritetet në mbledhje për sigurinë kombëtare.

Autorja e studimit, Ilvana Dedja, thotë se qeverisja kibernetike e vendit është e paqartë tani në nivel të përgjithshëm, disa institucione publike, private dhe biznese nuk ndërlidhen apo nuk ndërveprojnë për të rritur sigurinë, dhe projektligji i ri që përpiqet të rritë bashkëpunimin e agjencive të specializuara.

“Konstatimet e studimit vërejnë që ligjet deri tani në Kuvend mbi sigurinë kibernetike apo të lidhur me digjitalizimin janë të përafruar pjesërisht me rekomandimet e BE-së. Shqipëria gjendet në përfundim të cluster-it të parë (Grup-Kapitulli 1) të negocimit me BE-në. Pra, ne nuk jemi në atë fazë për të pasur ligje të përafruara pjesërisht. Nëse mbeten të tilla, ne duhet t’i reformojmë këto ligje në të ardhmen, gjë që do të sjellë dëme në buxhetin e shtetit”, thotë autorja e studimit Ilvana Dedja.

Ligjet kanë disa hendeqe sa i takon përcaktimit të infrastrukturave kritike të rëndësishme në Shqipëri, si dhe mungon transparenca e institucioneve me qytetarët, shton ajo.

Sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë, thuhet në studim, rritën ndërgjegjësimin për sigurinë dhe zhvillimin, ndërsa shërbimet digjitale janë në shëndetësi, arsim, polici, prona, banka, ekonomi dhe një mori shërbimesh, ku edhe rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë bëhet përherë e më i madh për jetën e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare të vendit.

Bashkimi Europian ka rishikuar gjithë ligjet dhe rregulloret e kësaj fushe, duke zëvendësuar Direktivën e 2016 me një paketë re, Direktivën 2022, NIS2, thotë Arjan Dyrmishi, drejtues i Qendrës CSDG

“Sugjerimet tona janë që në procesin e miratimit të këtij ligji të ri të shikohet përafrimi me NIS2-shin, paketa e re e BE-së në 2022, sepse në këtë mënyrë ne mund të kapim boshllëqet dhe t’i plotësojmë këto boshllëqe sa i përket qeverisjes kibernetike më mirë dhe të jemi më të përafruar me Bashkimin Europian”, thotë zoti Dyrmishi.

Ekspertët theksojnë se nevojitet një bashkëpunim zinxhir mes institucioneve shtetërore dhe atyre private, duke bërë secili rolin e vet, sepse edhe shërbimet dhe qeverisja digjitale është një sistem zinxhir instrumentash.

Ata pohojnë se investimet në ligje, njerëz dhe teknologji duhen bërë tani, para se pasojat e mëvonshme nga sulmet kibernetike të jenë shumëfish më të larta se fondet fillestare që kërkohen sot.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

Pushimet në makth, holandezi rrëfen Shqipërinë: 6 ditë në burg dhe 12 mijë € ryshfet

19 September, 2025
“The King”

“The King”

19 September, 2025
Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

Prapaskena nga darka mbretërore, si u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me bodigardët e Trump

19 September, 2025
BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

BE-ja rrit presionin ndaj Rusisë, Von der Leyen: Koha për të mbyllur rubinetat e gazit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result