Shqipëria e 34-të, Kosova e 53-ta në renditjen e UEFA-së

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës të organizaura nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), përveç që janë dy garat më prestigjioze futbollistike në Evropë, mund të themi se kanë epitetin e njëtë edhe në nivel botëror, duke marrë parasysh yjet e futbollit që marrin pjesë në këto gara.

Secila fitore dhe secili barazim sjellin pikë të caktuara të cilat janë të rëndësishme për renditjen përfundimtare të federatave kombëtare, duke i dhënë mundësinë një numri më të madh të klubeve të marrin pjesë në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën Europa të UEFA-s.

UEFA, e cila numëron 55 anëtare, krahas renditjes së klubeve kombëtare bën edhe listën e renditjes së klubeve evropiane në bazë të suksesit të treguar në garat të cilat i organizon federata.

Në saj të performancës së arritur nga klubet shqiptare, Shqipëria është në pozicionin e 36-të me 7500 pikë, ku në rajon qëndron pas Maqedonisë së Veriut që është në vend të 36-të me 8000 pikë dhe para Kosovës (53), Bosnje Hercegovinës (40) dhe Malit të Zi (49).

Në Ballkan, pozicionin më të mirë ka Greqia në vendin e 14-të, Kroacia në vendin e 15-të, Serbia në vendin e 19-të, Bullgaria në vendin e 28-të dhe Sllovenia në vendin e 31-të. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply