ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja 4 hours ago
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë  4 hours ago
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër 5 hours ago
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit 8 hours ago
Trump dhe Xi Jinping zhvillojnë bisedë telefonike, diskutojnë për luftën në Ukrainë 8 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria e 84-ta në indeksin e lirisë së medias në botë

albnews by albnews
21 April, 2020
in Albania
0
Shqiptarët të bllokuar në Kakavijë dhe Kapshticë, Meta: Të marrë zgjidhje të menjëhershme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të indeksit të lirisë së medias në botë, ku Shqipëria zë vendin e 84-t.

“Thellësisht i shqetësuar nga regresi i Shqipërisë vit pas viti në raport me lirinë dhe pavarësinë e medias.

RelatedPosts

Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

Zbuloni Veriun e Shqipërisë, zona e kthyer në ‘magnet’ për turistë dhe investitorë

Edi Rama nuk e futi në listë për deputet me PS, mjeku Kristo Papa i bashkohet partisë së Nigel Farage në Britani

Përkeqësimi në Indeksin Botëror të Lirisë së Medias, sipas konkluzioneve vjetore të organizatës botërore të gazetarëve “Reporterët pa Kufij”, është i papranueshëm dhe kërkon një përgjigje dhe reagim të menjëhershëm nga të gjithë. Mbështes plotësisht paralajmërimin e “Reporterëve pa kufij” se e ashtuquajtura paketë “anti-shpifje” do ta përkeqësojë më keq situatën në të cilën ndodhet sot media dhe gazetarët në Shqipëri.

I bëj edhe njëherë thirrje qeverisë të tërhiqet dhe të rishikojë paketën e ligjeve të miratuara, që siç tërheq vëmendjen organizata botërore e gazetarëve, dhe ashtu siç kam paralajmëruar:
– Shkel parimet themelore kushtetuese të një shteti demokratik;
– Shkel të drejtën e lirisë së shprehjes, së shtypit dhe të drejtës së informimit;
– Është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese;
– Shkel standartet e Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Liria e të shprehurit është e drejtë themelore e njeriut, shtyllë e pazëvendësueshme për një shoqëri moderne demokratike, dhe tepër jetike për garantimin e llogaridhënies nga të gjitha institucionet publike. Shqetësimi i “Reporterëve pa kufij” se përdorimi i fatkeqësisë së tërmetit, dhe të pasojave të rënda që ka sjellë pandemia COVID-19 nuk mund të justifikojnë cenimin e lirisë së medias, kërkon reflektim serioz dhe të përgjegjshëm.

Me ketë rast, shpreh mirënjohjen e thellë dhe solidaritetin e plotë për punën e shkëlqyer heroike të mediave, gazetarëve dhe stafeve të tyre mbështetëse nga vija e parë e raportimit, në shërbim të informimit publik, transparencës dhe mbrojtjes së shëndetit të çdo qytetari, si dhe përsëris thirrjen për të mos i braktisur në këto momente tepër të vështira!

Duke shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë gazetarët, veçanërisht ata të cënuar në misionin e tyre në shërbim të lirisë, të qytetarëve dhe në interes të konsolidimit të të gjithë sistemit tonë demokratik, theksoj se regresi në drejtim të lirisë dhe pavarësisë së medias është i papranueshëm dhe tepër i dëmshëm për vendin tonë, aspirant për anëtar të Bashkimit Europian.”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

Ndodhë në Premierligë, lojtarët rrihen në fushë, gjyqtari e përjashton njërin nga loja

24 November, 2025
Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

Angli/ Shqiptari përfundon në gjyq, ndoqi policinë me motorsharrë 

24 November, 2025
LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

LDK nominon Abdixhikun kandidat për kryeministër

24 November, 2025
Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

Nuk mori masa për parandalimin e vrasjes së 29 shqiptarëve më 1999, akuzë ndaj ish-komandantit

24 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result