Shqipëria e fillon me fitore Ligën e Kombeve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka arritur fitore prej 0-2 kundër Bjellorusisë në Minsk për ta nisur kështu me fitore Ligën e Kombeve.

Kombëtarja shqiptare, e drejtuar nga Edi Reja ka vazhduar me rezultate pozitive, kësaj radhe duke e mposhtur Bjellorusinë me rezultat 0-2.

Shqipëria e nisi pjesën e parë shumë mirë, duke e qarkulluar topin dhe duke e pasur posedimin.

Goli i parë erdhi në minutën e 23-të dhe ishte një supergol i shënuar nga Sokol Çikalleshi me të majtën e tij.https://streamja.com/embed/noRG7

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin minimal të Shqipërisë.

Në pjesën e dytë, Bjellorusia tentoi të rikthej por pa rezultat.

Për ta vulosur këtë ndeshje, erdhi goli i Keidi Bares në minutën e 78-të që i jepi siguri Shqipërisë.

Pas golit të dytë Shqipëria vazhdonte ta kontrollonte ndeshjen dhe kështu ta fillojë me fitore Ligën e Kombeve.

Me këtë fitore, Shqipëria prin në grupin e 4 të Ligës C te Kombeve. Pas Shqipërisë është Kazakistani që sonte mposhti Letoninë me rezultat të njëjtë.

Share This Article