Shqipëria e Kosova nisin punën për ngritjen e fondit për mbështetjen e Luginës së Preshevës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, bëri me dije sot se Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë dakordësuar për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës.

Sipas Kryediplomatit Cakaj mbështetja për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm.

“Kjo është thjesht e mrekullueshme:  Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë janë marrë vesh për kryerjen e menjëhershme të të gjitha punëve teknike për të ngritur fondin ndërshtetëror për mbështetjen financiare të Luginës së Preshevës”, tha Cakaj.

“Të mbahet parasysh: asgjë nuk përfundon këtu. Mbështetja jonë për Luginën e Preshevës dhe ngritja e çështjeve të shqiptarëve atje, do të vazhdojë pakursyer e në çdo rrafsh të mundshëm”, u shpreh Cakaj./ATSH/

Share This Article