ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ 20 minutes ago
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik 23 minutes ago
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë 26 minutes ago
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim 29 minutes ago
Adolescence dhe The Studio triumfojnë në Emmy 31 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria e paprekur nga koronavirusi

albnews by albnews
7 March, 2020
in Albania
0
Shqipëria e paprekur nga koronavirusi
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqipëria është një nga vendet e pakta që ka mbetur ende zyrtarisht e paprekur nga koronavirusi, edhe pse është e rrethuar nga vende që tashmë po shënojnë raste të shtuara të kësaj epidemie të rrezikshme.

Në Shqipëri janë testuar më shumë se 40 persona dhe të gjithë kanë rezultuar negativë nga virusi. Rreziku i vetëm deri tani mbetet rasti i një gruaje 50-vjeçare nga Lushnja, e cila ishte kthyer nga Italia dy ditë më parë. Ajo ka shfaqur shenja të prekjes nga virusi dhe është izoluar në karantinë në QSUT. Gruaja, nga fshati Kadipashaj, Njësia Administrative Krutje, ishte paraqitur sot në Spitalin e Lushnjës, pasi kishte temperaturë të lartë. Duke qenë se gruaja kishte pasur temperaturë dhe vinte nga një zonë e prekur e Italisë, nga Padova, spitali ndoqi protokollin duke e transferuar rastin në QSUT. Ministrja Ogerta Manastirlliu ka inspektuar masat e marra kundër koronavirusit në Portin e Durrësit gjatë ditës së premte. Ajo kërkoi rritjet e vigjilencës më shumë në pikat kufitare.

RelatedPosts

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Historia e Valjeros, 18-vjeçarit shqiptar që vdiq në aksidentin me makinë të vjedhur gjatë ndjekjes nga policia në Itali

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

RAJONI

Koronavirusi që ka vënë gjithë botën në alarm, nuk ka prekur nga fqinjët tanë vetëm Malin e Zi dhe Kosovën. Disa raste të dyshuara janë testuar në të dyja vendet, por kanë rezultuar negative nga Covid19. Por fqinjët e tjerë kanë shënuar ose rastet e para të konfirmuara nga virusi, ose janë në fazën e shpërthimit të tij.

Në Maqedoninë e Veriut janë shënuar dy raste të tjera të të infektuarve gjatë ditës së premte. Ata ishin një çift nga Dibra e Madhe, të cilët ishin kthyer së fundmi nga Italia. Në Maqedoninë e Veriut qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarjet e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 mars. Greqia është në fazë shpërthimi të virusit.

Deri të enjten, numri i të infektuarve të konfirmuar ishte vetëm dhjetë vetë, por më pas një grup turistësh që ishin kthyer nga Izraeli dhe Egjipti janë testuar dhe kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar numrin e të prekurve në 31 vetë të enjten dhe 14 raste të reja të premten, me 45 të prekur gjithsej. Edhe në Serbi është konfirmuar rasti i parë, një burrë 43 vjeç nga Subotica, i cili ka vizituar Budapestin, sipas ministrit të Shëndetësisë, Zllatibor Llonçar. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.

ITALIA

Rritet në 197 numri i viktimave nga koronavirusi në Itali, me 4,636 raste të infektuarish dhe 523 të shëruar. Lombardia është cilësuar si “qendra e rrezikut” pasi ka numrin më të madh të të prekurve nga Covid-19. Edhe në Vatikan u shënua rasti i parë i prekjes nga virusi. Shkollat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura dhe aktivitetet masive janë pezulluar.

NË BOTË

Zyrtarët shëndetësorë globalë kanë paralajmëruar shtetet që ta trajtojnë më me seriozitet shpërthimin e koronavirusit. Edhe Holanda ka raportuar rastin e parë të prekjes me këtë virus, më 6 mars. Numri i të prekurve në Francë është 423 vetë, me 7 të vdekur deri tani.

“Këto nuk janë stërvitje”, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke bërë thirrje për “përgatitje agresive”, në mënyrë që të luftohet përhapja e virusit. Indonezia ka konfirmuar të premten edhe dy raste të tjera me koronavirus, duke e çuar në katër numrin e të prekurve nga ky virus në këtë vend.

Të dy indonezianët ishin në të 30- t e tyre dhe ishin testuar pasi ishin në kontakt me dy rastet e konfirmuara të para, tha në një konferencë për mediat ministri i Shëndetësisë, Achmad Yurianto.

Në Korenë e Jugut, të premten janë shënuar 518 rate të reja, duke e çuar numrin e të prekurve në 6,284, me 42 të vdekur. Në Kinë, numri i të vdekurve ka shkuar në 3,042, me 80,552 të infektuar. Në Iran janë infektuar 3,513 njerëz, me 107 të vdekur.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

Ish-deputetja e PD-së merr drejtimin e televizionit të njohur informativ

15 September, 2025
Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

Conor McGregor tërhiqet nga gara për presidencën e Irlandës: Ky është vetëm fillimi i udhëtimit tim politik

15 September, 2025
Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

Starmer: Britania nuk do t’ia dorëzojë flamurin ekstremit të djathtë

15 September, 2025
Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

Vizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim

15 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result