Shqipëria e pret Anglinë më 28 mars

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme u zhvillua shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I së bashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorrën dhe San Marinon.

Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve.

FSHF bëri të ditur sot se, Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 mars 2021 kundër Andorrës në transfertë dhe do ta përfundojë në 15 nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi.

Grupi I:

Ndeshja e parë, 25 mars 2021: Andorrë-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 mars 2021: San Marino-Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 nëntor 2021: Shqipëri-Andorrë

Share This Article