ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne 7 hours ago
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos 8 hours ago
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen 9 hours ago
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali 9 hours ago
Opozitari serb/ Ponosh: Vuçiç është një kufomë politike 11 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria është si Karaibet

albnews by albnews
10 March, 2020
in Albania
0
Shqipëria është si Karaibet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Bregdeti shqiptar është kaq mahnitës, sa që mund ta krahasonim lehtësisht me Karaibet dhe me këto foto, ju mundeni, shkruan Anja Grçar e faqes së njohur për turizmin thetravel.com.

”Në pjesën më jugore të gadishullit të larmishëm kulturor të Ballkanit shtrihet Shqipëria, një vend i panjohur për shumë udhëtarë kureshtarë. Historia e saj si një vend i izoluar komunist, që nuk i përkiste as Jugosllavisë dhe as Bashkimit Sovjetik, e bën atë një destinacion jashtëzakonisht unik për të udhëtuar, që shumë persona thjesht as nuk e konsiderojnë, pasi shume prej tyre shkojnë në Greqi apo Itali në vend të Shqipërisë.

Shqipëria ka fituar ngadalë njohje ndërkombëtare falë rivierës së saj të mrekullueshme. Plazhet e saj me rërë janë rrallë të mbushura me njerëz dhe kanë ujin më i pastër në Mesdhe – çfarë ka këtu për të mos pëlqyer?

RelatedPosts

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

Shqipëria merr vëmendje botërore për ministren e parë AI

Bregdeti shqiptar është në të vërtetë kaq mahnitës sa mund ta krahasonim lehtësisht me Karaibet dhe ne kemi mbledhur prova fotografike për ta mbështetur këtë deklaratë. Pa u zgjatur më tej, këtu janë 20 foto mahnitëse të Shqipërisë.

1-Shqipëria është një nga destinacionet më të nënvlerësuara në Europë

Njerëzit rrallë vizitojnë vendet për të cilat dinë pak. Si një vend me të ardhura të pakta, Shqipëria nuk është në listat e udhëtarëve, por besojmë se duhet të jetë. Shqipëria i ka të gjitha: natyrën mahnitëse, klimën e mrekullueshme të verës dhe një autenticitet të madh.

2-Hidhini një sy ujit  në plazhin e Ksamilit

Rëra e bardhë, qielli pa re dhe uji i qetë blu zakonisht janë  të njohura në destinacionet tropikale, por janë edhe në Shqipëri gjithashtu. Meqenëse ujërat nuk kanë trafik të rënduar, jeta detare gumëzhin dhe zhytja është një kalim kohe i njohur në plazh.

3-Plazhet më të mrekullueshëm mund të gjenden në Vlorë

Shqipëria ka një bregdet vërtet të gjatë. Ajo është e gjatë 380 kilometra, ku rreth 300 kilometra prej saj i përkasin detit të ngrohtë Adriatik dhe pjesa tjetër detit Jon. Zonat kryesore turistike të rivierës janë Vlora dhe Durrësi, të dyja janë lehtësisht të arritshme me transport publik.

4-Si Karaibet, por me më pak infrastrukturë

Ajo që i mungon më shumë Shqipërisë, por edhe e bën atë tërheqëse është mungesa e infrastrukturës së duhur turistike. Ata nuk kanë shumë hotele luksoze, por kjo nuk do të thotë se nuk ia vlen të merret parasysh. A e dini se edhe hotelet më të bukura kushtojnë vetëm afro 60 dollarë për një natë?

5- Shqipëria po merr ngadalë vëmendjen që meriton

Është fantastik fakti që Shqipëria nuk reklamohet si një nga opsionet më të mira europiane për kalimin e verës. Uji është thjesht kaq i pastër dhe nuk ka turma masive. Ndoshta pas disa dekadash, Shqipëria do të jetë si shumë ishuj grekë sot: të mbingarkuar dhe të vlerësuar shumë.

6-Plazhi i Bunecit : Pa njerëz

Gjëja e mahnitshme për Shqipërinë është se ajo është një nga perlat e vërteta të fundit të fshehura të Europës. Kjo do të thotë shumë pak turistë, intimitet dhe paqe. Plazhet e mrekullueshëm si Buneci janë pothuajse gjithmonë gjysmë të zbrazëta. Ju nuk i keni pare shpesh këto ditë.

7-Ka më shumë në Shqipëri se sa bregdeti i saj

Lajmet tona për Shqipërinë nuk ndalen në bregdet. Fotot e mësipërme shfaqin Kanionin e Gjipes, një ecje pak aventureske që fillon në një plazh mahnitës me të njëjtin emër. Vazhdoni të shikoni për të parë se për çfarë lloj plazhi po flasim.

8-Si janë resortet?

Për sa i përket resorteve, Shqipëria ka shumë punë për të bërë që të krahasohet me qytetet turistike luksoze të Karaibeve. Vendi është duke përdorur ngadalë potencialin e tij si një destinacion turistik, kështu që ata patjetër që do të ndërtojnë më shumë hotele vitet e ardhshme.

9-Jo vetëm bregdeti i Shqipërisë ia vlen të vizitohet

Shqipëria malore është shtëpia e shumë perlave të fshehura të vendit, për shembull, qyteti i Beratit. I njohur edhe si qyteti i një mijë dritareve, ky qytet i bukur e i vogël është një nga më të vjetrit në Shqipëri. Njihet më së shumti për lagjen osmane të ruajtur mirë.

10-Kjo mund të jetë shkrepur në Karaibe

Dielli i nxehtë, uji i pastër si kristal dhe qielli me ngjyrën më të kaltër: kjo fotografi e Shqipërisë mund të mendohej lehtësisht se ishte shkrepur në Karaibe. Por kuptohet që nuk janë Karaibet nga mungesa e palmave. Flora është padyshim mesdhetare, por  uji duket si Aruba ose Porto Riko.

11-Të ecësh në urën e drunjtë të Zvërnecit

Urat e drunjta në foto janë të ishullit të Zvërnecit, një ishull me një manastir bizantin nga shekulli i XIII, i rrethuar nga një pyll pishe aromatik. Ai ndodhet afër pikës turistike Vlorë, që do të thotë se ka edhe shumë plazhe të bukura në zonë.

12-Deti ka temperaturën perfekte për të notuar

Deti Jon shtrihet mes detit Adriatik dhe detit Mesdhe. Në verë, uji zakonisht arrin një temperaturë freskuese që i qetëson turistët nga dielli i nxehtë në mënyrë më efektive sesa deti i Karaibeve. Koha më e mirë për të vizituar është natyrisht në verë.

13-I përballueshëm nga të gjithë

Ndërkohë që kalimi i pushimeve në vendet e afërta të Mesdheut u kushton njerëz gjithnjë e më shumë çdo vit, Shqipëria mbetet një nga destinacionet më të lira në Evropë. Kjo për faktin se PBB e tyre është jashtëzakonisht e ulët dhe nuk është ende në radarët e njerëzve. Shqipëria mund të përfitojë shumë nga turizmi në të ardhmen!

14-Ka gjithashtu festivale verore në plazh

Shqipëria ka një larmishmëri festivalesh. Fotografitë e mësipërme janë realizuar në Festivalin Kala i cili zhvillohet në fshatin bregdetar të quajtur Dhërmi. Ky festival i njohur natyrisht ka emër, por ka shumë festivale më pak të njohura që ia vlejnë të kontrollohen, të tilla si Festivali i Ullirit ose Festival i jugut në natyrë.

15-Ashtu si edhe Karaibet, Shqipëria është një destinacion i mrekullueshëm zhytjeje

A e dini se Shqipëria është një destinacion i mrekullueshëm për zhytje? Një botë e tërë gjendet nën blunë e thellë të detit Jon: zhytësit mund të shohin më nga afër anijet italiane të Luftës së Dytë Botërore. Ujërat shqiptare nuk janë eksploruar akoma, prandaj ka mundësi që të gjenden edhe më shumë thesare nënujore.

16-Shqipëria ofron aktivitete të panumërta aventureske

Shqipëria është një vend shumë i madh dhe ka shumë më tepër të ofrojë sesa vetëm rivierën e saj gjithnjë e më të vlerësuar. Ngjitje në male, zhytje në shpella dhe kayaking në lumenjtë e egër janë vetëm disa nga shumë aktivitete aventureske në të cilat mund të merrni pjesë ndërkohë që jeni në Shqipëri.

17-Liqeni i Ohrit është një alternative mahnitëse në vend të bregdetit

Liqeni i Ohrit është një liqen i bukur e i madh që ndahet midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ata që nuk kanë kohë për të udhëtuar në jug të rivierës shqiptare mund të zgjedhin te argëtohen me ujë të freskët dhe të pastër liqeni. Jo shumë njerëz e dinë që është në të vërtetë liqeni më i vjetër në Europë.

18-Eksploroni Butrintin

Butrinti është parku më i madh arkeologjik në Shqipëri. Ai është një shembull i ruajtur mirë i një qyteti të lashtë grek me një amfiteatër dhe një kështjellë Osmane në krye. Ai është një nga pikat më të njohura për tu vizituar në vend, i vendosur pranë plazhit.

19-Shihni ngjyrat e perëndimit të kthehen në rozë

Bregdeti shqiptar shtrihet në anën perëndimore të vendit, kështu që çdo ditë, ju mund të shihni një perëndim mahnitës – diçka që nuk mund ta shihni në brigjet e Karaibeve të Meksikës, për shembull. Thjesht shikoni hijet e rozës dhe vjollcës në foto – ato duken joreale.

20-Sekreti i ruajtur më mire në Shqipëri është Plazhi i Gjipes

Një dekadë më parë, plazhi i Gjipesë ishte një sekret lokal, të cilin ata e ndanin të lumtur me turistët. Sot, ende nuk është shumë e mbushur me njerëz: shumë janë dekurajuar nga një ecje e vogël me këmbë që është e nevojshme për të arritur atje./ 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

Vizita shtetërore e Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar është javën e ardhshme – ja çfarë dimë ne

13 September, 2025
Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

Tritol në hotelin e Vangjush Dakos

13 September, 2025
“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

“Still loving you” …Tirana, Scorpions rikthehen në Shqipëri pas 25 viteve, çuditen me mikpritjen

13 September, 2025
Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

Fansat në panik: Elton John publikon foto nga spitali

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result