Shqipëria fantastike, e mposht San Marinon me rezultat 5-0

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është mbyllur 5 me 0 sfida mes Shqipërisë dhe San Marinos në “Elbasan Arena”.

I pari që ka shënuar për kombëtaren tonë ka qenë Rei Manaj në minutën 32.

Më pas ka qenë Qazim Laçi ai që në minutën 58 shënon golin e dytë të takimit, ndërsa në minutën 61 Armando Broja shënon golin e tretë.

Ndërkohë në minutën 68 ka shënuar edhe kapiteni Hysaj.

Nuk ka munguar as një gol i Uzunit në minutën 80 i cili ka shënjuar edhe rezultatin e ndeshjes.

Nga ana tjetër, kuqezinjve u janë anuluar edhe dy gola të tjerë të cilët ishin në pozicion jashtë loje.

Me këtë fitore Shqipëria del në vendin e dytë me 12 pikë,  një pikë më shumë se Polonia që është në vendin e tretë me 11 pikë. 

Goleadë kundër San Marinos në “Elbasan Arena”,
Goleadë kundër San Marinos në “Elbasan Arena”,
Goleadë kundër San Marinos në “Elbasan Arena”,
Share This Article