Shqipëria humb gjasat për kualifikim në Botëror

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria nuk ka më gjasa për kualifikim tutje për Kampionatin Botëror. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultat të thellë 5:0 nga Anglia në “Wembley”.

Harry Maguire e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e nëntë të ndeshjes, për ta vazhduar Kane nëntë minuta më pas.

Henderson e trefishoi epërsinë në minutën e 28-të, pas asistimit nga Harry Kane.

Ndërkaq, vet Kane e shënoi golin e katërt dhe të dytin personal.

Pak sekonda para fundit të pjesës së parë, Harry Kane kompletoi hat-trikun me një super gol.

Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola, ndërsa Anglia iu gëzua fitores.

Kështu, “Tre Luanët” me këtë fitore shkon në kuotën e 23 pikëve në vendin e parë, tri më pak se Polonia në pozitën e dytë.

Shqipëria mbetet e treta me 15 pikë, një më shumë se Hungaria dhe tani nuk ka më gjasa për kualifikim tutje. 

Share This Article