ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent 6 hours ago
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave 6 hours ago
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë 6 hours ago
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri? 6 hours ago
Video/ Fitorja e Dembeles ‘trondit’ Barcelonën, rrjeti nxit xhelozi te Barcelona pas reagimit të çuditshëm të Raphinhas 6 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria i përmbushi kushtet për hapjen e negociatave

albnews by albnews
30 October, 2019
in Albania
0
Ja si i përgjigjet Cakaj akuzave të Haradinaj
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, theksoi sot se mos hapja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk ka lidhje me këto dy vende.

Në një intervistë televizive ministri Cakaj tha se vendimi ka lidhje me problemet e brendshme që kanë vendet anëtare për të ardhmen e Europës.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

“Negociatat nuk u hapën as për Shqipërinë as për Maqedoninë e Veriut për dy arsye, e para sepse realisht vendimi i Këshillit Europian nuk kishte të bënte me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por me kundërthëniet e brendshme që ekzistojnë brenda vendeve anëtare për të ardhmen e Europës dhe e dyta, sepse të dy vendet kanë plotësuar kushtet dhe si rrjedhojë nuk u mor vendimi për asnjërën”, nënvizoi Cakaj.

Ministri Cakaj sqaroi se “Komisioni Europian bën vlerësimin nëse vende aspirante për anëtarësim kanë bërë progresin e mjaftueshëm në rrugëtimin e tyre europian, për shembull ka një tjetër vlerësim për hapjen e negociatave dhe një tjetër vlerësim për mbylljen e kapitujve 23 dhe 24”.

Sipas tij, për hapjen e negociatave Komisioni Europian ka dhënë dy raporte, të cilat konfirmojnë se të gjitha kushtet teknike janë përmbushur.

“Premisa kryesore për t’u anëtarësuar në BE ka qenë që të përmbushen kushtet e vendosura nga vendet anëtare. Pavarësisht rekomandimeve pozitive, KE nuk e ka parë të arsyeshme të na hapë negociatat”, – tha Cakaj.

Ministri Cakaj theskoi se “9 kushtet e Bundestagut nuk janë kushte për çështjen e hapjes së negociatave, për shkak se qëndrimi i Bundestagut ka qenë që të fillohet me procesin e negociatave, ka qenë një “Po” me kushte, Në rrethanat ku ka qenë Shqipëria më e rëndësishme  ka qenë “Po”-ja sesa kushtet për shkak se ajo ka qenë konfirmimi përfundimtar politik se procesi i bisedimeve po fillon”.

Lidhur me minishengenin ballkanik Cakaj u shpreh se “ka filluar një nismë mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila nuk është një nismë e mbyllur trilaterale, është një takim trepalësh me përpjekje për tu zgjeruar në të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe është në nivel diskutimesh dhe idesh që duhet të zhvillohen në nivel të projekteve konkrete”.

“Është një takim trepalësh i hapur për përfshirjen e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe përfshirja e vendeve të tjera është vlerë e shtuar në këtë proces, sepse ne nuk kemi nevojë për krijimin e një mini Ballkani superior në Ballkanin Perëndimor, përgjithësisht të brishtë”,- tha Cakaj.

I pyetur për dialogun Kosovë-Serbi, Cakaj tha se “Shqipëria do të qëndrojë në krah të Kosovës, sa i takon dialogut Kosovë – Serbi: e para që Kosova duhet ta përcaktojë platformën e saj politike dhe Shqipëria do ta mbështesë pa kushte. E dyta që Shqipëria konsideron që njohja e Kosovës nga ana e Shqipërisë është e domosdoshme për një marrëveshje të qëndrueshme dhe e treta ne konsiderojmë se një marrëveshje e tillë duhet të bëhet nën bekimin e SHBA-së dhe BE-së. Unë nuk kam ardhur si rrjedhojë e një komploti për ndryshimin e kufijve të Kosovës, as e kam mbështetur, as kam udhëhequr ndonjë fushatë në shërbim të kësaj ideje. Republika e Shqipërisë nuk mund të ketë qëndrim për dialogun Kosovë-Serbi duke anashkaluar Kosovën, apo pavarësisht qëndrimeve të Kosovës”.

Ministri Cakaj tha se “është e rëndësishme që me qeverinë e re të Kosovës të krijojmë po ashtu një platformë të përbashkët lidhur me dialogun karshi Serbisë”./ATSH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

Këshilli Bashkiak vendos sot për Veliajn. Komisioni i Ligjeve i hap rrugën shkarkimit të tij, demokratët kërkojnë të jetë prezent

23 September, 2025
BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

BIRN: Qeveria shpërblen me 5.1 milionë euro televizionet e mëdha për lirimin e frekuencave

23 September, 2025
Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

Suedia bën thirrje për ‘gatishmëri lufte’ në Evropë

23 September, 2025
Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

Më shumë kulla, më pak njerëz: Për kë ndërtohet në Shqipëri?

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result