Shqipëria kërkoi ndihmë, përgjigjet Holanda:Dy helikopterë Chinook, lëshojnë 10 mijë litra ujë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.

Holanda i është përgjigjur pozitivisht kërkesës për ndihmë të Shqipërisë, vend që është në flakë prej 12 ditësh. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e Holandës në Shqipëri shkruan se dotën e premte do të vijnë në Shqipëri dy helikopterë Chinook bashkë me 47 ushtarakë holandezë.

Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira.

“Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar BE -së dhe vendeve anëtare që të ndihmojnë në luftën kundër zjarreve, që po përhapen aktualisht në jug të Shqipërisë. Si përgjigje, Holanda ka vendosur të mbështesë Shqipërinë duke dërguar dy helikopterë Chinook. Chinook-ët janë të pajisur me kontenitorë të veçantë që mund të lëshojnë 10 mijë litra ujë për shuarjen e zjarreve dhe janë në gjendje të arrijnë në vende të vështira. Për Holandën është e rëndësishme të punohet krah për krah me autoritetet Shqipëtare për të mbrojtur njerëzit, si dhe parqet kombëtare unike. Helikopterët Chinooks, së bashku me 47 ushtarakë holandezë, do të mbërrijnë këtë të premte ndërsa do të fillojnë operacionet ditën e shtunë,”- shkruhet në status.

https://www.facebook.com/DutchEmbassyAlbania/posts/4355893081135341

Sot është dita e 12 që Shqipëria po përballet me flakët. Situata paraqitet më e qetë në Karaburun, por ka zjarr në Gjirin e Gramës dhe rrezikohet parku i Llogarasë. Në ndihmë drejt Shqipërisë do të vijnë shumë shpejt 2 helikopterë për të mbështetur operacionet për fikjen e zjarreve, një nga Çekia dhe një nga Holanda.

Share This Article