ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 8 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 8 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 8 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 8 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 9 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për parkun më të madh ndërkufitar në Europë

albnews by albnews
12 December, 2022
in Albania, Kosova, Maqedonia
0
Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshjen për parkun më të madh ndërkufitar në Europë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Parku Natyror Korab-Koritnik në Shqipëri, Parku Kombëtar Sharri në Kosovë, Parku Kombëtar i Mavrovës dhe Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut, do të jenë së shpejti pjesë e një parku ndërkufitar, më i madhi i këtij lloji në Europë me një sipërfaqe mbi 242 mijë hektarë.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Maleve është zhvilluar në Tiranë takimi ndërministror “Natyrë pa kufij” mes Ministres së Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro, Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu, dhe Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini.

RelatedPosts

3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze

I riu shqiptar në Gjermani shkruan një letër lamtumire dhe zhduket

Dyshime për manipulim votash në Kosovë

“Ne i shohim zonat e mbrojtura si ofrues të përfitimeve përtej kufijve – përtej kufijve të tyre në një hartë, përtej kufijve të shteteve kombëtare – midis shoqërive dhe brezave që jetojnë në këto zona. Këto vargmale shërbejnë si një korridor ekologjik, që strehon një numër të madh llojesh të rëndësishme bimësh e kafshësh, jo vetëm në nivel rajonal, por edhe në nivel europian e ndërkombëtar, siç është për shembull brezi i gjelbër europian. Përsa i përket turizmit, i shohim zonat e mbrojtura si një mundësi shumë e mirë për zhvillimin e ekoturizmit me gjithë format e tij”.

Mirela Kumbaro

Sipas ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës Liburn Aliu, ky projekt do të ofrojë një optikë të re për zhvillimin e zonës së bjeshkës së Sharrit.

“I kemi këta kufij në mes dhe kemi dëshira për përfitime nga kompani të ndryshme që duan të depërtojnë dhe të ndërtojnë në atë zonë. Detyra jonë është që të vendosim rregulla duke pasur parasysh të kaluarën në mënyrë që edhe të zhvillohemi, edhe ta shfrytëzojmë, por edhe ta mbrojmë atë çka është mjaft e vlefshme. Në vitin 2013, e kemi rritur territorin e Parkut Kombëtar të Sharrit në 53.469 hektarë”.

Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, foli për një vizion që mbron vlerat natyrore të zonave të mbrojtura, por nga ana tjetër siguron një menaxhim të qëndrueshëm duke mos i kthyer ato në muze të natyrës, por krijojnë mundësi të reja për zhvillimin socio-ekonomik të komuniteteve lokale.

“Lidhja natyrore ndërkufitare e zonave të mbrojtura  të Parkut Natyror Korab–Koritnik në Shqipëri, Parkut Kombëtar të Mavrovës dhe Parkut Kombëtar Malet e Sharrit në Maqedoninë e Veriut, si dhe Parku Kombëtar Sharri në Kosovë, hap mundësi të reja për mbrojtje më të madhe të florës dhe faunës, duke u përballur më mirë me veprimet ilegale, monitorim më të mirë, mundësi më të mëdha për zhvillimin e eko-turizmit dhe formave alternative të turizmit”.

Naser Nuredini

Ky projekt mes tri vendeve synon zhvillimin e përbashkët ndërkufitar të turizmit miqësor ndaj natyrës, menaxhim i përbashkët ndërkufitar i rajonit, promovimin e përbashkët të trashëgimisë së veçantë natyrore dhe kulturore përtej kufijve etj.

Në takim, morën pjesë edhe përfaqësues të UNEP, Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara që do të mbështesë këtë projekt. Nga ana tjetër, Daniel Pirushi, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura sqaroi se brenda tre muajsh do të ngrihet komiteti i menaxhimit të zonës së mbrojtur që do të nisë punën për këtë projekt.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result