“Shqipëria kryeson rajonin për përmirësimet e bëra”, Rama: Këto ditë marrim raportin e BE-së për prokurimet publike

albnews
By
2 Min Read

Kryeministri Edi Rama në podkastin e tij “Flasim” ka deklaruar se gjatë këtyre ditëve Shqipëria do të marrë nga BE një raport për prokurimet publike, të realizuar nga instrumente profesionale të Bashkimit Evropian.

Raporti i BE-së, sipas kreut të qeverisë, është një instrument i besueshëm dhe cilësor, që ka analizuar panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajon, duke nxjerrë në pah përmirësimet e Shqipërisë.

“Dhe, së fundi, dua të ndaj me ju se këto ditë do të marrim një raport shumë domethënës të Bashkimit Evropian, përmes instrumentit përkatës të SIGMA-s dhe OECD-së, që ka analizuar edhe panoramën e përgjithshme të prokurimeve publike në rajonin tonë, ku Shqipëria spikat me përmirësimet e saj.

Dhe përmes shifrave e fakteve do t’i tregojmë edhe publikut se sa larg janë ato që thuhen e stërthuhen, duke ushqyer një perceptim negativ lidhur me raportin e Shqipërisë me korrupsionin dhe me pozicionin e kësaj shumice ndaj korrupsionit, në raport me realitetin e fakteve dhe shifrave konkrete, të identifikuara dhe të rreshtuara jo nga qeveria dhe ekspertët e saj, por nga një instrument i besueshëm dhe cilësor i BE-së. Me të gjithë integritetin e duhur dhe profesional, për të treguar se cila është e vërteta edhe në atë që lidhet me prokurimet publike, transparencën dhe cilësinë e mekanizmave që i vënë ato në përdorim në të mirë dhe interes të publikut, ku Shqipëria spikat si e para në rajonin tonë”, u shpreh Rama.

Share This Article