ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë 1 hour ago
Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist 1 hour ago
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit 1 hour ago
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024 1 hour ago
Sunderland i Granit Xhakës frenon dhe Arsenalin; barazim 2-2 në frymën e fundit 2 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Shqipëria kualifikohet në Euro 2024- Politika uron kombëtaren: Faleminderit kuqezinjve!

albnews by albnews
18 November, 2023
in Shqiperia
0
Shqipëria kualifikohet në Euro 2024- Politika uron kombëtaren: Faleminderit kuqezinjve!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas kualifikimit të Shqipërisë në një evropian për të dytën herë në histori. 

Në rrjetet sociale Rama ka postuar një foto të tabelës së grupit E ku Shqipëria renditet e para me 14 pikë, duke falënderuar kuqezinjtë për kualifikimin. 

RelatedPosts

“E ka thënë vetë që është martuar me burrë”, Berisha për akuzat ndaj Gonzatos: Kërkoj ndjesë, por nuk ishte fyerje 

Hiqej si efektiv, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë. Sekuestrohen uniforma policie, grada dhe armë

Operacioni “Hapësirat publike” – 133 raste të zaptimit të paligjshëm, 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar

“Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”- shkruan Rama. 

Kualifikimi i kombëtares shqiptare në Euro 2024 është përgëzuar edhe nga presidenti, Bajram Begaj.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj falënderon kombëtaren për emocionet e dhuruara ndërsa uron kualifikimin.

“Faleminderit kombëtares për emocionet e dhuruara dhe urime për kualifikimin e merituar në Euro 2024!” shkruan Begaj.

Shqipëria e futbollit ka shkruar një tjetër kapitull të artë në historinë e saj, pasi ka siguruar edhe matematikisht të premten vendin në fazën finale të Evropianit të ardhshëm. Barazimi 1-1 në Moldavi përballë përfaqësueses vendase, ka bërë që skuadra e Silvinjos të rikthehet në arenën më të madhe kontinentale pas 8 vitesh.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Kombëtaren shqiptare për fitoren në Moldavi dhe rrugëtimin pas saj drejt Kampionatit Europian.

Në një postimi në rrjetet sociale, Kurti thekson se kjo është hera e dytë për historinë e kombëtares shqiptare që arrin të kualifikohet në Europian,

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve”.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar kombëtaren dhe tifozët kuqezi për arritjen e kualifikimit në Euro 2024.

Në një postim të bërë në facebook, Meta shprehet i bindur se shkëlqimi do jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian që do luhet në vitin e ardhshëm.

“Një kualifikim historik që bën krenar dhe gëzon gjithë kombin shqiptar. Urimet më të përzemërta shqiponjave kuqezi, trajnerit, stafit dhe në veçanti tifozëve të mrekullueshëm për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme në çdo ndeshje. Jam besimplotë që shkëlqimi dhe entuziazmi i Kuqezinjve tanë do të jetë po aq i jashtëzakonshëm në Kampionatin Europian, kualifikimi në të cilin është plotësisht i merituar”- shkruan Meta.

Edhe Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar kualifikimin e kombëtares shqiptare në Euro 2024. Basha ka publikuar foto nga ndeshja ndërsa shkruan se stuhia kuq e zi është rrugës për Gjermani.

“Stuhia kuq e zi, rrugës për Gjermani”, shkruan Basha.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

Gjashtë të vdekur ndërsa Rusia godet objektet e energjisë dhe banesave në Ukrainë

8 November, 2025

Berisha lojtar i ndeshjes, Shehu jep asist

8 November, 2025
Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

Britania e Madhe kërkon frymëzim danez për të ndryshuar sistemin e imigracionit

8 November, 2025
Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

Dy të burgosur ende në arrati pasi u liruan gabimisht në vitin 2024

8 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result