Plaga e Shpopullimit nuk ka kursyer as kryeqendrën e veriut, Shkodrën.
Në takimin e lëvizjes “Shqipëria kundër shpopullimit”, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Bardh Spahia u shpreh se shkak i situatës është keqqeverisja e Edi Ramës.
Drejtues të sindikatave në Shkodër, u shprehën se papunësi në qytet është rritur me 55 përqind.
SYRI TV
Lëvizja “Shqipëria kundër shpopullimit” zhvilloi një takim në qytetin e Shkodrës. Inciatorët e kësaj lëvizje por edhe ish drejtues vendor u shprehn se plaga e shpopullimit ka prekur edhe Shkodrën.
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Bardh Spahia, u shpreh se shkak i shpopullimit të vendit, është keqqeverisja e Edi Ramës.
Përfaqësues të sindikatave shprehen se përveç rënies drastike të popullsisë në Shkodër papunësia është rritur në 55% dhe se korrupsioni është i përhapur kudo.
Takimet e lëvizjes “Shqipëria kundër shpopullimit” do të vijojnë në gjithë vendin për të dalë në fund me një propozim konkret për ripopullimin e vendit.