Kombëtarja e Shqipërisë pritet t’i ketë tri mungesa për ndeshjen në udhëtim kundër Andorrës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) të martën.
Në njoftimin e FSHF-së, thuhet se mesfushori Klaus Gjasula është kthyer tek ekipi i tij, Hamburgu pasi nuk do të mund të aktivizohet ndaj San Marinos shkaku i kartonëve. Ndërkohë, do të mungoj edhe sulmuesi Florian Kamberi për shkak të lëndimit derisa nuk është e sigurt as paraqitja e mesfushorit Odise Roshi, gjithashtu si pasojë e lëndimit.
“Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar paraditen së hënës një seancë të lehtë stërvitore në kompleksin Tropikal. Lojtarët që u aktivizuan në ndeshjen ndaj Anglisë bënë vetëm ushtrime rigjenerimi, ndërsa ato që qëndruan në stol një seancë më të plotë. Pas drekës delegacioni kuqezi u nis për në San Marino, ku të mërkurën do të zhvillojë ndeshjen e tretë për eliminatoret e Botërorit 2022. Kombëtarja ka mbërritur në orët e pasdites në San Marino, ndërsa për ndeshjen e tretë do të ketë disa ndryshime ne organikë”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. “Klaus Gjasula është larguar që sot drejt klubit të tij, pasi është i skualifikuar për shkak kartonësh dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e tretë të Shqipërisë. Probleme fizike për Florian Kamberin dhe Odise Roshin, me mesfushorin që është në dyshim për sfidën e San Marinos dhe mbetet ende për t’u verifikuar gjendja e tij, kurse sulmuesi do të mungojë pasi nuk rikuperohet për ndeshjen”.
Shqipëria të mërkurën mbrëma do ta zhvilloj duelin kundër San Marinos në kuadër të Grupit I. Para San Marinos, Shqipëria është përballur edhe me Andorrën e Anglinë, ku ka arkëtuar tri pikë.