Shqipëria me një tjetër fundjavë në izolim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria edhe këtë fundjavë do të jetë e kufizuar, sipas urdhrit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu, nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 maj 2020 deri në orën 21:00.

Ndërsa ditën e diel të gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.

Sipas njoftimit, nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.

Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e diele, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.23 maj 2020, 08:46

Share This Article