ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Nga vjedhja e drogës te arrestimet në Dubai: Si u bë globale një grindje mes bandave skoceze 1 minute ago
Mahmood do të kërkojë që migrantët të fitojnë të drejtën për status të vendosur 7 minutes ago
Programi bërthamor-Pas OKB-së, BE sanksione shtesë ndaj Iranit 13 minutes ago
J.D Vance: SHBA mund të furnizojë me raketa Tomahawk Ukrainën përmes NATO-s, Trump jep vendimin final 14 minutes ago
Kosova “i rrëmben” Zvicrës futbollistin e radhës, Blick: Albion Hajdari do luajë për ‘Dardanët’ 15 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria më pak e lidhura në rajon me Gjermaninë për tregtinë dhe investimet

albnews by albnews
14 September, 2021
in Albania, Technologji
0
Shqipëria më pak e lidhura në rajon me Gjermaninë për tregtinë dhe investimet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ndonëse Gjermania është ekonomia më e madhe dhe më e fortë e Evropës, Shqipëria ka më pak lidhje me të në raport me vendet e rajonit, sidomos për tregtinë, por edhe investimet gjermane përgjithësisht mungojnë.

Të dhënat e INSTAT bëjnë të ditur se Gjermania është partneri i katërt i Shqipërisë për eksportet në vitin 2019, me 4.7% të totalit. Shqipëria ka një varësi të madhe nga Italia, me gati 48% të totalit, që i vuri në vështirësi eksportuesit vendas, sidomos ata të tekstileve e këpucëve, gjatë periudhës së pandemisë. E dyta është Kosova (10%) dhe e treta Spanja, me 8% e lidhur kryesisht me eksportet e naftës bruto.

RelatedPosts

Rama për nanoteknologjinë: Pres të punojmë me Akademinë e Shkencave dhe diktatorin e saj

Veliaj e ankimoi në Kushtetuese vendimin për shkarkim, zgjidhet gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen

Sherr mes turistëve në Shijak, 2 norvegjezët sulmojnë 31-vjeçaren britanike, Policia i merr nën procedim

Në këto nivele, Shqipëria ishte e parafundit në rajon, përveç Malit të Zi për peshën që zë Gjermania në eksportet e rajonit. E para është Maqedonia e Veriut me gati 49%, Bosnjë Hercegonina (15%), Serbia (13%), Kosova (8%) për vitin 2019. Është marrë për referencë 2019-a, për shkak se ishte një vit normal, pa përçarjen që shkaktoi pandemia në zinxhirin e eksporteve (shih grafikun: Pesha e eksporteve drejt Gjermanisë/totalit, 2019).

Produkti më i eksportuar nga Shqipëria drejt Gjermanisë janë tekstilet e këpucët (53%), ndryshe nga vendet e tjera të rajonit, ku mbizotërojnë produktet e makinerive e pajisjeve e materialet kimike.Reklamë

Edhe për importet, Shqipëria është partnerja e fundit e Gjermanisë në rajon, me 7.2% të totalit (shih grafikun: Pesha e importeve nga Gjermania/totalit, 2019).

Tregtia rajonale

Sipas të dhënave nga WITS (sistemi i të dhënave për tregtinë i Bankës Botërore), Maqedonia e Veriut dërgon gati gjysmën e eksporteve drejt Gjermanisë. Materialet kimike dhe makineritë e pajisjet mbizotërojnë në produktet që shiten drejt Gjermanisë si rrjedhojë e zhvillimit të shpejtë të industrisë mbështetëse për automjetet. Partneri i dytë pas saj është Serbia me 8.5%. Për importet, Gjermania është partneri i dytë i Maqedonisë së Veriut, me 13.5% të totalit, pas Mbretërisë së Bashkuar (me 11.5%).

Edhe për Serbinë, Gjermania është partneri i parë tregtar për eksportet, me 13% të totalit, për vitin 2020, sipas të dhënave nga Trading Economics, ku produktet kryesore që shiten drejt ekonomisë më të madhe europiane janë pajisjet elektronike dhe elektrike.. Në vend të dytë është Italia, me 8.4%. Serbia ka një diversifikim më të mirë të eksporteve, duke mos qenë e varur nga një shtet i vetëm. Për importet, sërish mbizotëron Gjermania, me rreth 13% të totalit.

Gjermania është partneri kryesor i eksporteve edhe për Bosnjë- Hercegovinën, me gati 15% të totalit, me produktet kryesore që janë mallra bazë, makineri e pajisje. Pas Serbisë, Bosnja eksporton më shumë në Kroaci (12.2%).

Kosova ka partnerin kryesor tregtar për eksportet Shqipërinë, sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, me 17.6% të totalit për vitin 2019. Ndërsa Gjermania renditet e katërta, pas Shqipërisë, Maqedonisë e Indisë, me 8% të totalit. Ndërkohë, Gjermania është e para për importet, me 12.8% të totalit.

Më pak i rëndësishëm është Gjermania për Malin e Zi, nga i cili importon 9.2% të totalit të mallrave ( e treta pas Serbisë dhe Kinës) dhe çon 3.3% të eksporteve. I pari për eksportet e Malit të Zi është Serbia, me rreth 24% të totalit.

Investime minimale nga Gjermania

Ndonëse Gjermania është donatori më i madh në vend, investimet e huaja direkte nga sipërmarrjet gjermane mungojnë. Sipas të dhënave nga banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja direkte nga Gjermania pas viteve ’90 është vetëm 183 milionë euro, ose 2% e totalit. (shih grafikun: Shqipëria, Stoku i Investimeve të huaja direkte deri në mars 2021). Sipërmarrjet gjermane janë ankuar shpesh në sondazhet e publikuar anga Dhoma Gjermane për nivelin e lartë të korrupsionin, mungesën e rregullave të lojës, tregtinë e pandershme etj, çka i ka mbajtur ata larg vendit tonë, ndryshe nga shtetet e tjera të rajonit, ku përqendrimi është më i lartë./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Nga vjedhja e drogës te arrestimet në Dubai: Si u bë globale një grindje mes bandave skoceze

Nga vjedhja e drogës te arrestimet në Dubai: Si u bë globale një grindje mes bandave skoceze

29 September, 2025
Mahmood do të kërkojë që migrantët të fitojnë të drejtën për status të vendosur

Mahmood do të kërkojë që migrantët të fitojnë të drejtën për status të vendosur

29 September, 2025
Programi bërthamor-Pas OKB-së, BE sanksione shtesë ndaj Iranit

Programi bërthamor-Pas OKB-së, BE sanksione shtesë ndaj Iranit

29 September, 2025
J.D Vance: SHBA mund të furnizojë me raketa Tomahawk Ukrainën përmes NATO-s, Trump jep vendimin final

J.D Vance: SHBA mund të furnizojë me raketa Tomahawk Ukrainën përmes NATO-s, Trump jep vendimin final

29 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result