Shqipëria merr presidencën e CEI, Hasani: Të përkushtuar për të çuar përpara bashkëpunimin rajonal dhe integrimin në BE

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga 1 janari, Shqipëria do të marrë presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI). Në një reagim në platformën X, ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se ndërsa Shqipëia merr drejtimin e CEI, mbetet e përkushtuar për të çuar përpara synimet e CEI për bashkëpunim rajonal dhe integrimin në BE.

“Ndërsa Shqipëria merr presidencën e Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI), ne mbetemi të përkushtuar për të çuar përpara misionin dhe synimet e CEI në nxitjen e bashkëpunimit rajonal, integrimit në BE dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Mirënjohje për Ministrin për Punët e Jashtme dhe Integrimin Evropian të Moldavisë, Nicu Popescu, për punën e jashtëzakonshme të Presidencës moldave të CEI në mbështetjen e vendeve kandidate në rrugëtimin e tyre drejt integrimit në BE.”, theksoi Hasani krahas kësaj fotoje.

Share This Article