Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria merr presidencën e Organizatës për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në takimin virtual të zhvilluar me ministrat e jashtëm të vendeve pjesëmarrëse të kësaj organizate.

Takimi kishte në fokus diskutime për luftën e përbashkët kundër pandemisë dhe përpjekjen e vazhdueshme për të forcuar ndërlidhjen rajonale.

Në një reagim lidhur me takimin, Cakaj bëri me dije se Shqipëria zyrtarisht merr presidencën e kësaj organizate për 6-mujorin e parë të vitit 2021.

“Së fundmi, Shqipëria ka udhëhequr nismën SHBA-Karta e Adriatikut (A5), Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë dhe tani do të udhëheqë edhe Organizatën për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi”, tha Cakaj.

Kjo tregon, jo vetëm fuqinë e shtuar të Shqipërisë në nisma rajonale, por edhe besueshmërinë në rritje të partnerëve ndërkombëtarë për aftësitë e diplomacisë shqiptare”, përfundoi Cakaj reagimin e tij./ATSH/

Share This Article