Shqipëria mori drejtimin e OSBE-së

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në mesnatë Shqipëria mori nga Sllovakia drejtimin e karriges së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Mandati do të zgjasë për një vit, ndërsa Suedia do të pasojë në 2021.

OSBE me qendër në Vjenë përfshin gjithsej 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.

Detyrat e organizatës janë të shumëllojshme dhe ato nisin nga vëzhgimi i zgjedhjeve, lufta për të ruajtur lirinë e shtypit, mbrojtja e të drejtave të pakicave, etj.

“Shqipëria është e vendosur të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin e kontinentit si drejtuese e OSBE”, tha ministri i Jashtëm shqiptar në detyrë Gent Cakaj në Vjenë gjatë muajit korrik të vitit të shkuar.

Share This Article