Shqipëria ka shënuar fitore në udhëtim ndaj Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin U21.
“Kuqezinjtë” shënuan fitore minimale në këtë takim, 1-0.
Ishte mesfushori Enis Cokaj ai që shënoi minutën e 35 të takimit pas asistimit nga Ernest Muçi.
Cokaj shënoi me kokë pas një krosimi të bukur të Muçit.
Me këtë fitore Shqipëria arrin në kuotën e 14 pikëve në Grupin 3 dhe mban vendin e tretë, derisa Kosova në vendin e pestë ka nëntë pikë.