Shqipëria mposhtet në “Air Albania”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka lëshuar tri pikë të arta në shtëpi, pasi shihej favorite, duke pësuar humbje me rezultat minimal 0-1 nga Lituania.

Pas fitores 0-2 në Bjellorusi, Kombëtarja shqiptare kërkoi pikët e plota në Air Albania kundër Lituanisë, për të qëndruar në krye të Grupit 4 të Ligës C.

Por, kuqezinjtë zhgënjyen me paraqitjen në këtë mbrëmje dhe pësuar humbje 0-1 nga Lituania.

Donatas Kazlauskas shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes së Shqipërisë dhe daljes së gabuar të Thomas Strakoshës, për të realizuar golin e fitores për të tijtë.

Deri në fund, Shqipëria u mundua me të gjitha forcat, por nuk arriti që të gjejë të paktën golin e barazimit.

Pas kësaj humbje, Shqipëria renditet e dyta në Grupin 4 të Ligës C, me 3 pikë.

Grupi është shumë interesant, pasi të gjitha e ka mposhtur njëra tjetrën dhe pas dy ndeshjeve, kanë nga 3 pikë. 

Share This Article