Shqipëria ndan 16 mijë euro për familjen Abazi që humbi dy djemtë nga tërmeti

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi zhvilloi një vizitë ngushëlluese në familjen Abazi në Komunën e Gjilanit, e cila humbi në Durrës dy djemtë, gjate tërmetit të datës 26 nëntor.

Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, ambasadori i bëri me dije vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare për ta ndihmuar familjen Abazi me shumën prej 16 mijë euro.

Familjarët e vlerësuan këtë akt, ku i ati i viktimave falënderoi “qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera”.

Në këtë vizitë, ambasadori u shoqërua nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri si dhe nga anëtarë të Këshillit Komunal të Gjilanit.

Share This Article