Shqipëria ka barazuar në udhëtim te Lituania në kuadër të Ligës së Kombeve. Takimi përfundoi me rezultat prej 0-0.
“Kuqezinjtë” nuk arritën të shënojnë fitore në këtë takim, përkundër që e dominuan dhe arritën të krijojnë më shumë raste shënimi.
Pas katër xhirove Shqipëria ka mbledhur pesë pikë dhe është në vendin e dytë, me po aq pikë sa Lituania në vendin e parë.
Nga katër pikë në Grupin 4 të Ligës C kanë Bjellorusia e Kazakistani, që kanë nga një ndeshje më pak momentalisht.