E përditshmja britanike “The Telegraph” ka publikuar listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime. Shqipëria me plazhet e saj renditet një ndër tri destinacionet e para të kësaj vere për turistët britanikë, bashkë me Maltën dhe Portugalinë.
Ekspertët e turizmit e renditin Shqipërinë si një parajsë e pazbuluar. Ndërsa vende si Greqia, Mali i Zi apo Kroacia së fundmi kanë qenë ndër vendet më të frekuentuara, Shqipëria është një vend i padëgjuar për shumë britanikë.
Simon Calder, eskpert i turizmit britanik, e përshkruan Shqipërinë si një vend ideal për pushime, duke theksuar edhe zhvillimin që ka marrë së fundmi.
Me një vijë bregdetare 265 milje dhe e prekur nga dy detet Jon dhe Adriatik, Shqipëria duhet të vizitohet sa më shumë, sipas tij.
“Edhe pse shqiptarët janë koshientë për bukurinë e vendit të tyre. Ky vend vijon të jetë i padëgjuar për të huajt”, thotë Calder.
Ai thekson faktin se nga 17 maji Anglia do t’i lejojë shtetasit e saj të udhëtojnë në ato vende që nuk cilësohen zona të kuqe të pandemisë, pa pasur nevojën e karantinës, megjithëse do të aplikohen teste para dhe pas nisjes”.
E ndërsa paralajmëron britanikët që të përmbajnë entuziazmin, pasi shumë vende do të jenë të paarritshme, Calder tha për “Expres.co.uk” se janë tri destinacionet më të mëdha të plazhit të mundshme, Malta, Portugalia dhe Shqipëria.