Shqipëria në Bordin e Paqes e përfaqësuar nga Edi Rama, depozitohet në Qeverinë e SHBA-së Instrumenti i Ratifikimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
Screenshot

Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur ne faqen zyrtare te saj n/ facebook se Shqipëria ka depozituar pranë Qeverisë së SHBA-së instrumentin e ratifikimit të marrëveshjes për pranimin në Kartën e Bordit të Paqes.

Ambasada e Shqipërisë në njoftimin e saj thekson se ky veprim formalizon angazhimin e ndërmarrë nga Shqipëria, e përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama dhe shton se në këtë mënyrë tregohet roli i Shqipërisë në promovimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Njoftimi i plotë:

Sot, Shqipëria depozitoi pranë Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë.

Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe ndaj kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.

Krenarë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Share This Article