ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros 18 hours ago
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën! 18 hours ago
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali 18 hours ago
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026 19 hours ago
Shqipëria, mes 10 vendeve që po përjetojnë tkurrje më të madhe të popullsisë në botë. Kosova, e para 19 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria në Expo 2020 në Dubai

albnews by albnews
1 October, 2021
in Albania, Bota
0
Shqipëria në Expo 2020 në Dubai
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pjesëmarrja në Expo 2020 Dubai përbën herën e pestë që Shqipëria merr pjesë në një panair të tillë, që prej vitit 1937 në Paris ku vendi ynë regjistron pjesëmarrjen e tij të parë, për të vijuar me pjesëmarrjen më të fundit në EXPO 2015 të mbajtur në Milano.

Vizita në Dubai në datën 30 Maj 2019 e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Sokol Nano, në rolin e Komisarit të Përgjithshëm të Shqipërisë në EXPO 2020 Dubai dhe nënshkrimi i kontratës së pjesëmarrjes së Shqipërisë, i hap rrugë përgatitjes së vendit tonë për t’ju bashkuar EXPO 2020 Dubai.

RelatedPosts

Ministrja ekuadoriane flet për mafien shqiptare në OKB

“Nëse vret, do të përballesh me ekzekutimin”, Trump rikthen dënimin me vdekje në Uashington

Djali i tij humbi jetën në aksidentin me tren në Greqi, pranohet kërkesa e Pano Ruçit për zhvarrosjen e trupit të të birit: Kjo nuk është…

Pjesëmarrja e vendit tonë në një event të këtyre përmasave, do të shërbejë si një mundësi e rëndësishme për promovimin e Shqipërisë si një destinacion i veçantë dhe i qëndrueshëm turistik, duke shpalosur bukuritë e vendit tonë, kulturën dhe traditën e pasur shqiptare. Një nga objektivat kryesorë do të jetë padyshim promovimi i Shqipërisë si një partner i besuar tregtar dhe i investimeve të huaja në një sërë sektorësh të rëndësishëm për vendin si energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj.

Pavijoni ynë do të jetë simbol i identitetit kombëtar, duke pasqyruar një Shqipëri me ngjyra, të re dhe dinamike, e cila ofron një destinacion mjaft tërheqës turizmi dhe në të njëjtën kohë një destinacion për investime të huaja, duke evidentuar avantazhet dhe potencialet që Shqipëria mbart, si dhe duke reflektuar filozofinë dhe prioritetet e EXPO 2020 Dubai.

Pavijoni shqiptar do të jetë i vendosur në një nga zonat kyçe të EXPO-s, në zonën “Mobility”, e cila ka në fokus krijimin dhe prezantimin e urave lidhëse fizike dhe virtuale produktive për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve, duke siguruar qasje më të lehtë në tregje, njohuri dhe inovacion.

AIDA së bashku me Ministritë e linjës po përgatisin kalendarin me një sërë aktivitetesh dhe takimesh mbi ekonominë, investimet, turizmin, kulturën, arsimin, artin, kulinarinë etj., të cilat do të mbahen gjatë periudhës gjashtëmujore të EXPO-s, duke i dhënë gjithashtu një peshë të rëndësishme edhe të rinjve shqiptarë dhe talenteve tona nëpër botë. Gjithçka do të kulmojë me Ditën Kombëtare të Shqipërisë në datën 9 mars 2021, ku e gjithë vëmendja e EXPO-s do të jetë te Shqipëria. Kjo ditë do t’i kushtohet kryesisht aktiviteteve kulturore për të festuar identitetin kombëtar, duke shpalosur përpara një audiencë të gjerë ndërkombëtare, historinë, traditën dhe kulturën e vendit tonë, si dhe potencialet e jashtëzakonshme turistike dhe ekonomike që Shqipëria ofron.

Gjatë EXPO-s, pavijoni shqiptar pritet të tërheqë një sërë vizitorësh, nga ata kureshtarë për të njohur më mirë vendin tonë, te përfaqësues të bizneseve dhe delegacione zyrtare të shteteve, me qëllim ndërtimin dhe forcimin e urave të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Një vëmendje e rëndësishme do t’u kushtohet bizneseve, me një hapësirë të veçantë të pavijonit shqiptar, takimeve me biznese dhe investitorë, të cilët do të mund të njihen mbi mundësitë për investime dhe për të bërë biznes në Shqipëri. Me më tepër se 20% të pjesëmarrësve nga biznese dhe institucione qeveritare, EXPO 2020 Dubai, ndër të tjera, do të shërbejë si një mundësi e shkëlqyer për vendin tonë për tërheqjen e investimeve të huaja dhe krijimin e partneriteteve midis kompanive shqiptare dhe atyre të huaja

EXPO 2020 Dubai mbledhë mbi 190 shtete, me një numër rekord pjesëmarrësish në të gjithë historinë e Expo-s dhe për herë të parë, me përfaqësim individual të çdo vendi, nga ku shtetet do të kenë mundësi që gjatë periudhës 20 tetor 2020 – 10 prill 2021 të ekspozojnë arritjet e tyre në fusha të ndryshme.

Me më shumë se 25 milionë vizitorë që priten të prekin skenën e saj, 70% të të cilëve të huaj nga rajoni dhe e gjithë bota, EXPO 2020 Dubai synon të kthehet në një destinacion global për të gjithë, duke u bërë EXPO më e vizituar ndërkombëtarisht.

EXPO 2020 Dubai do të ofrojë një platformë që nxit kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, për të adresuar nevojat e shumta globale, duke pasur ndikim të qëndrueshëm në rrugën e përparimit njerëzor.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

Trump urdhëron nisjen e hetimeve për Fondacionin Soros

26 September, 2025
Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

Financial Times zbardh planin: Ja si do e drejtojë Tony Blair Gazën!

26 September, 2025
Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

Vetëm 10 italianë nga 61 nxënës në një shkollë fillore, plasin polemikat në Itali

26 September, 2025
Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

Zbulohen maskotat e Botërorit 2026

26 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result