Shqipëria në finalen e garës ndërkombëtare të teknologjisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tri vajza nga Shqipëria përfaqësojnë Shqipërinë në konkursin “Technovation Challenge”, që zhvillohet në atë njihet si shtëpia e shumë kompanive që operojnë në fushën e teknologjisë, Silicon Valley në San Francisko.

Vajzat gjimnaziste Dea Rrozhani, Arla Hoxha dhe Jonada Shukarasi, konkurrojnë me aplikacionin e tyre të quajtur “GjejZâ” ose “gjej zërin”, një aplikacion që u vjen në ndihmë grave e vajzave të dhunuara.

“Technovation Challenge” fton çdo vit grupe vajzash nga e gjithë bota të vënë në përdorim aftësitë e tyre për të zgjidhur probleme të komunitetit, ku ato jetojnë nëpërmjet teknologjisë. Tri vajzat, të cilat përfaqësohen si një grup i njohur me emrin “D3COders”, falë aplikacionit të tyre kanë arritur ta çojnë Shqipërinë për herë të parë në finale.

Pjesëmarrja e tyre në këtë aktivitetet realizohet falë Këndit Amerikan në Tiranë, një platformë e Ambasadës Amerikane për të realizuar projekte të ndryshme. “D3C0ders” bashkëpunojnë me Këndin Amerikan prej vitit 2016, kur ato ishin vetëm 12 vjeç.

Share This Article