Shqipëria në fokusin e “Condé Nast Traveller”, Rama: Një tjetër sezon fantastik turistik në 2025-ën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria ka qenë në fokusin e “Condé Nast Traveller”, në artikullin e së cilës, vendi ynë cilësohet si destinacioni që duhet vizituar me patjetër për vitin 2025.

Këtë artikull e ka publikuar dhe Kryeministri Rama në rrjetet e tij sociale, të cilës i referohet teksa thotë se plazhet e rivierës, alpet madhështore, sitet e UNESCO-s dhe aeroporti i ri i Vlorës premtojnë një tjetër sezon fantastik turistik.

“Shqipëria në fokusin e gjigantit mediatik Condé Nast Traveller, që e etiketon vendin tonë si destinacioni që duhet vizituar me patjetër për vitin 2025, nga plazhet kristal të rivierës, te alpet madhështore, sitet historike të UNESCO-s, e që së bashku me aeroportin e ri të Vlorës dhe hotelet e brandeve ndërkombëtare me pesë yje, premtojnë një tjetër sezon fantastik turistik”, shkruan Kryeministri Rama.

Share This Article