ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade 9 hours ago
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja 9 hours ago
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina 9 hours ago
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës 9 hours ago
‘Një nga gjërat më të mëdha’ – Inovatorët e artit të Nigerisë në ekspozitë në Londër 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, Ambasadorja Kadare: Vizibiliteti më i madh që shteti shqiptar ka njohur ndonjëherë në arenën ndërkombëtare

albnews by albnews
14 June, 2021
in Albania
0
Shqipëria në Këshillin e Sigurimit të OKB, Ambasadorja Kadare: Vizibiliteti më i madh që shteti shqiptar ka njohur ndonjëherë në arenën ndërkombëtare
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

“Zgjedhja e Shqipërisë për herë të parë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së shënon pa dyshim një ngjarje historike”, tha sot në një intervistë për ATSH-në Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në OKB, Ambasadorja Besiana Kadare, njëkohësisht zv/presidente e seancës së 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ambasadorja Kadare theksoi se numri i lartë i vendeve anëtare të OKB-së që i dhanë votën (e fshehtë) Shqipërisë për t’u anëtarësuar në organin më të rëndësishëm dhe të lakmuar të OKB-së, dëshmon seriozitetin dhe konstruktivitetin e politikës sonë të jashtme.

RelatedPosts

Shqiptarët e burgosur në Belgjikë, pritet marrëveshje mbi transferimin e tyre në Shqipëri

Rama me kryebashkiakun Adams: Po punojmë për fluturime direkte me Nju-Jorkun

Kishte fshehur 10 kg heroinë nën sediljen e fëmijës, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

“Rezultatet e votimit në Asamblenë e Përgjithshme treguan se Shqipëria gëzon një reputacion pozitiv dhe konsiderohet nga familja e madhe e kombeve si një partner i besueshëm dhe i përgjegjshëm, i aftë që të angazhohet në zgjidhjen e krizave dhe konflikteve globale”, u shpreh ambasadorja për ATSH-në.

Prestigji dhe influenca që fiton një vend duke u anëtarësuar në Këshillin e Sigurimit, sipas Kadares, “e tejkalon ndjeshëm peshën dhe fuqinë e tij politike tradicionale, të përcaktuar zakonisht nga përmasat gjeografike, popullsia, dhe fuqia e tij ekonomike dhe ushtarake”.

Ambasadorja e Shqipërisë në OKB informoi për ATSH-në se “gjatë mandatit të saj, Shqipëria do të përfshihet në negociata me fuqitë më të mëdha botërore dhe do të marrë pjesë në vendimmarrje që lidhen me paqen dhe sigurinë e planetit. Miratimi i çdo rezolute në KS kërkon të paktën 9 vota pro, dhe mos-vënien e vetos nga asnjëri prej 5 anëtarëve të përhershëm. Në këtë kontekst, nuk është e vështirë të kuptohet se sa rol të rëndësishëm do të marrë Shqipëria, e cila, me qëndrimet që do të mbajë në Këshill të Sigurimit, do të influencojë vendimmarrjen për çështje globale”.

Si rrjedhojë, shtoi ajo, periudha dyvjeçare e anëtarësisë sonë në Këshill të Sigurimit (2022- 2023) do t’i japë Shqipërisë dhe politikës së saj të jashtme vizibilitetin më të madh që shteti shqiptar ka njohur ndonjëherë në arenën ndërkombëtare.

“Një pasojë pozitive afatgjatë për vendin do të jetë edhe përforcimi i bashkëpunimit tonë me vendet më të fuqishme të botës. Më konkretisht, krahas 5 vendeve anëtare të përhershme (SHBA, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Rusisë dhe Kinës), Shqipëria do të shërbejë në KS së bashku me Indinë, Brazilin, Meksikën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kenian, etj., për të përmendur vetëm disa”, tha Kadare për ATSH.

Së fundi, për t’i vendosur gjërat në perspektivë dhe kuptuar më mirë përmasat e kësaj ngjarjeje madhore, Kadare sqaroi se 33% e vendeve anëtare të OKB-së (ose më saktë 63 vende) nuk kanë arritur asnjëherë të anëtarësohen në Këshillin e Sigurimit deri tani.

Kadare theksoi se “anëtarësimi i Shqipërisë në KS është një oportunitet fantastik për Shqipërinë, i cili paraqitet një herë në një gjeneratë”.

Ajo tha se “anëtarësimi i Shqipërisë në KS është një lajm i mirë për mbarë kombin shqiptar”.

“Si pasojë e rritjes së influencës dhe peshës gjeopolitike të Shqipërisë, do të përforcohet pa dyshim edhe roli i saj si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon”, shtoi Kadare për ATSH-në.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

Statistikat Tirana-Teuta, bilanci i rivalitetit mes dy skuadrave të Superiores të një dekade

8 October, 2025
VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

VIDEO/ Shembet ballkoni dhe përfundon në trotuar, shihni si shpëton mrekullisht gruaja

8 October, 2025
Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

Denoncimi i Berishës: Edi Rama do vendosë gjoba prej 30 mijë deri në 40 mijë euro për qytetarët ose bizneset që hedhin mbeturina

8 October, 2025
Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

Kushtetuesja vendos: Lista Serbe ka të drejtën të propozojë nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës

8 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result