Shqipëria, në krye të sugjerimeve të mediave amerikane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nëse dëshironi të bëni pushime të lira në Europë, Shqipëria është zgjedhja perfekte. Ky është sugjerimi që u bën lexuesve të saj amerikane revista “Traveling Lifestyle” që e rendit vendin tonë në listën e 6 destinacioneve perfekte të kësaj vere.

Turistëve amerikanë u sugjerohet Riviera Shqiptare që ka tërhequr vëmendjen e shumë udhëtarëve vitet e fundit. Në shkrim thuhet se vendi ofron plazhe mahnitëse dhe ujëra të kthjellët dhe vija bregdetare është e veshur me resorte të shkëlqyera, restorante dhe atraksione kulturore.

Për më tepër, sipas saj plazhet shqiptare nuk janë ende të mbipopulluara me turistë. Edhe revista tjetër “Conde Nast Traveler” ka bërë një reportazh të gjatë për Shqipërinë.

Ajo e cilëson Shqipërinë një nga vendet ende sekrete për turizmin masiv dhe që të habit me pasuritë e saj natyrore dhe kulturore. Në shkrim sugjerohet Tirana, por edhe qytete të trashëgimisë së UNESCO-së si Berati dhe Gjirokastra ndërsa për të apasionuarit pas plazhit u rekomandohet riviera e jugut.

Share This Article