Shqipëria në ‘listën e zezë’ të Britanisë për pastrim parash

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar ka publikuar një listë me vendet që mund të konsiderohen me rrezik të lartë me pastrim parash dhe kontrolle të financimit të terrorizmit. Në këtë listë, janë 21 vende përfshirë dhe Shqipërinë, duke u bërë vendi i vetëm në Ballkan që gjendet në atë listë.

‘Jamaicaobserver‘ shkruan se Barbados dhe Ishujt Kajman janë po ashtu në listën e botuar nën “Rregulloret e Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmit (Ndryshim) (Vendet me Rrezik të Lartë) 2021”.

Lista është miratuar nga të dy Dhomat e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe hyri në fuqi në 26 Mars, 2021.

Vendet e tjera të renditura janë Gana, Botsvana, Burkina Faso, Kamboxhia, Republika Popullore Demokratike e Koresë, Pakistan, Iran, Mauritius, Marok, Mianmar, Nikaragua, Pakistan, Panama, Senegal, Siri, Uganda, Jemen.

Share This Article