Shqipëria në syrin e producentit britanik: Po realizoj një film për besën shqiptare!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tim Newman, producenti i njohur britanik, i cili jeton në Francë është kthyer  në një mik të Shqipërisë. Ai duket se është dashuruar pas saj dhe nuk vjen vetëm për projekte siç ishte eventi Festivali Ndërkombëtar i Kërcimit në Tiranë, por edhe për ta vizituar vendin.

Mikpritja është tipari që si shumë të huaj të tjerë, e vlerëson edhe ai. Madje, në programin “Rudina” në Tv Klan zbulon se kjo i ka lënë aq shumë mbresa sa do të bëjë një film për besën shqiptare.

Tim Newman: Jam duke punuar me një film për Shqipërinë. Është një histori e jashtëzakonshme që shumë pak njerëz e dinë. Ka qenë një traditë për besën dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore shumë hebrenj nga Italia apo Jugosllavia erdhën në Shqipëri dhe s’e dinin që do të shpëtoheshin.

Shqiptarët, jam shumë krenar për ta thënë sepse në fund të Luftës së Dytë Botërore kishte më shumë hebrenj në Shqipëri se ç’kishte pasur përpara luftës. Do të jetë një film i gjatë për të rrëfyer këtë histori të Shqipërisë dhe për të rrëfyer bujarinë e Shqipërisë sesi myslimanët shpëtuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo është një histori fantastike.

Share This Article