Shqipëria nën pushtetin e shiut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shirave do të vazhdojnë së paku deri në mesin e kësaj jave.

Sipas meteorologut, Hakil Osmani, fundjava gjithashtu pritet të jetë me mot të keq edhe pse me rënie të intensitetit.

Kryesisht në jug situata pritet të jetë e qëndrueshme të dielën.

Pasditen dhe mbrëmjen e ditës së dielë reshjet e shiut do të zhvendosen drejt zonave veriore duek bërë që këto reshje të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensiv. Në pjesën e dytë të ditës së dielë zonat jugore do të jenë me mot më të qëndrueshëm. Reshjet me intensitet mesatar dhe loklisht intensiv do të vijojnë edhe gjatë pjesës së parë të ditës së hënë në zonat veriore dhe veriperëndimore.

Veç reshjeve do të ketë edhe ulje të lehtë të temperaturave, e kjo pritet të jetë me e theksuar në mes të javës”, tha Osmani.

Reshjet e shumta të shiut në vendin tonë kanë sjellë  problematika të shumta në disa zona të vendit, si me përmbytjet ashtu edhe me rëshqitjen e dherave./Ora News/

Share This Article