Shqipëria nënshkruan marrëveshjen historike për të forcuar traktatet fiskale

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
23 May 2019 - MCM : REALISING THE DIGITAL PROMISE FOR SUSTAINABILITY AND WELL-BEING SUSTAINABILITY AND WELL-BEINGrrParis, HeadquarterrPhoto : OECD / Victor Tonelli

Shqipëria nënshkroi sot “Multilateral Convention to Implement Tax Treaty Related Measures to Prevent Base Erosion and Profit Shifting” (BEPS), duke u bërë juridiksioni i 88-të që i bashkohet kësaj konvente, që përbëhet nga rreth 1530 traktate fiskale dypalëshe, shkruan OECD në faqen e saj zyrtare në internet.

Zëvendësministri shqiptar i Financave dhe Ekonomisë, Elton Haxhi, nënshkroi Konventën në prani të Angel Gurria, sekretar i përgjithshëm i OECD-së dhe Bruno Le Maire, ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, në hapje të takimit të shtatë të Kuadrit Përfshirës OECD/G20 në lidhje me BEPS-në që mbahet në Paris.

Kjo Konventë është traktati i parë i shumanshëm i këtij lloji, duke i mundësuar juridiksioneve që të integrojnë rezultatet nga Projekti “OECD/G20 BEPS” në rrjetet e tyre ekzistuese të traktateve fiskale dypalëshe.

Projekti “OECD/G20 BEPS” jep zgjidhje për qeveritë që të mbyllin boshllëqet në ligjet ekzistuese ndërkombëtare, që i mundësojnë korporatave të përfitojnë duke “u zhdukur” ose duke u zhvendosur artificialisht në mjedise ku tatimi është i ulët ose ku nuk ka aspak tatim, ku kompanitë kanë pak ose aspak aktivitet ekonomik. Përfitimet ndaj traktateve të tatimit të dyfishtë, në veçanti, vlerësohet të reduktojnë nivelin e taksimit në bazë nga gati 8% që është në përgjithësi, në 3%, duke gjeneruar humbe të mëdha të ardhurash për vendet e zhvilluara dhe ato në zhvillim. Kjo Konventë është bërë efektive më 1 janar 2019 dhe tani aplikohet në 51 traktate fiskale të arritura mes 25 juridiksioneve që kanë depozituar pranimin e tyre ose instrumentet e ratifikimit.

Konventa, e negociuar nga më shumë se 100 vende dhe juridiksione nën mandatin e ministrave të Financave të G20 dhe të guvernatorëve të Bankave Qendrore, është një prej rezultateve më të spikatura të Projektit “OECD/G20 BEPS”. Ky është instrumenti më i mirë në botë për përditësimin e traktateve dypalëshe fiskale dhe reduktimin e mundësive për shmangien e taksave nga sipërmarrjet shumëkombëshe. Masat e përfshira në Konventë trajtojnë abuzime me traktatet, strategji për të shmangur krijimin e një “selie të përhershme” si dhe marrëveshje hibride me mospërputhje. Konventa zgjeron gjithashtu mekanizmin e zgjidhjes së konflikteve, veçanërisht nëpërmjet shtimit të një dispozite opsionale në lidhje me një arbitrazh të detyrueshëm, e cila është pranuar nga 28 juridiksione./ATSH/

Share This Article