Shqipëria përfshihet nga moti i keq/ Përmbytje, bllokim rrugësh dhe mungesë energjie

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë nga veriu në jug.

Situata parashikohet të jetë më problematike në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Pamjet

Në Sarandë, Durrës e Vlorë është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese të vogla të paktën deri në 22 nëntor.

Deti i trazuar

Rruge te permbytura

Në Gjirokastër, si pasojë e reshjeve të dendura, disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike që prej mesnatës.

Në Shkodër ka përmbytje. 400 ha në Fushën e Murriqanit nën ujë. Disa fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore.

Ndërkohë prej mbrëmjes te se shtunës rajoni i Lezhës është përfshirë nga stuhi me reshje shiu. Për rrjedhojë janë krijuar probleme në zonën turistike të Shëngjinit. Mësohet se janë përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve. Gjithashtu raportohet se ka shtim të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Mat. Megjithatë aktualisht nuk kanë rrezik për dalje nga shtrati.

Permbytjet

Permbytje ne rruge

Share This Article