Shqipëria përfshihet nga reshje të rrëmbyeshme të shiut

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria është përfshirë nga reshje të rrëmbyeshme të shiut, ndërsa gjendja më dramatike paraqitet në qarkun e Gjirokastrës prej nga raportohet për shembjen e një objekti banues.

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në lundrimin detar kryesisht të anijeve tregtare dhe peshkarexhave, ndërsa tragetet kanë mbërritur me vonesë për shkak të fluksit të pasagjerëve që kthehen në Shqipëri për pushimet e fundvitit. Mediat njoftojnë  se në portin e Vlorës, ka mundur të ankorohet një traget i nisur nga Brindisi i Italisë. Trageti që kishte 150 persona në bord ka bërë më se 14 orë udhëtim mes dallgëve dhe motit të keq.

Share This Article