Shqipëria, pjesë e Programit të Europës Digjitale, Rama: Qytetarët do mund të aplikojnë në programin financues të BE prej 7.5 mld €

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nga data 30 qershor 2023 Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Marrëveshja u firmos në Bruksel, ndërsa lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.

Në një postim në Facebook, Rama shkruan se tashmë, falë kësaj marrëveshje, qytetarët, bizneset apo institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro.

Lajmi i mirë! Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE”, shkruan Rama.

Komisioni Europian nënshkroi sot marrëveshjet e asociimit për Programin e Evropës Dixhitale me Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë dhe Serbinë. Pas nënshkrimeve dhe pas përfundimit të proceseve përkatëse të ratifikimit, marrëveshjet e asociimit do të hyjnë në fuqi.

Bizneset, administratat publike dhe organizatat e tjera të pranueshme do të jenë në gjendje të aksesojnë thirrjet e Programit të Evropës Dixhitale, i cili ka një buxhet të përgjithshëm prej 7.5 miliardë euro në periudhën 2021-2027.

Në veçanti, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të marrin pjesë në projekte që pozicionojnë teknologji dixhitale në të gjithë BE-në në fusha specifike si inteligjenca artificiale dhe aftësi të avancuara dixhitale.

Share This Article