Shqipëria po plaket

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shifrat e fundit të Instat tregojnë se janë shënuar vetëm 60 mije lindje në vit. Një shifër që tregon se numri i lindjeve në Shqipëri është ulur shumë. Pse ndodh kjo ?

I ftuar në ABC e Mëngjesit, sociologu Gëzim Tushi ka deklaruar se vendi jonë ka rritjen e plakjes më të lartë në Europë, pasi nga 27 ka shkuar në 37 mosha mesatare.

“Femrat në karrierë ka bërë qe të reduktohet numri i lindjeve. Së dyti, ka femra në Europë që nuk duan fëmijë në Europë dhe ulet numri. Gjithashtu, ndikon edhe emigrimi. Edhe së treti, numri i rritjes së demokracisë, ku po rritet numri i të moshuarve. Ky raport ndikon drejtëpërdrejtë. Edhe një element i katërt, është çështja e abortit selektiv, që bëhet për shkak aktivitetit të gjinisë”, u shpreh Tushi.

Nga ana tjetër, në një lidhje me Skype, mjeku gjinekolog Maks Gjoni është shprehur se një ndër arsyet kryesore është largimi i shqiptarëve drejt vendeve europiane.

“Fakti i largimit të Shqipërisë nga vendi ndikon nga ana numerike ashtu edhe uljen e mesatares. Në përgjithësi mosha mesatare e lindjes ka filluar në rritje si në Shqipëri ashtu edhe në Europë. Gjithashtu në lindjen e katërt, raporti justifikohet me lindjen e një djali”, tha Gjoni.

Share This Article