Shqipëria pret fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edy Reja nuk ka preferuar shumë të merret me lojtarët që sipas tij po shkaktojnë probleme te Shqipëria. Ai është fokusuar te grupi që ka në dispozicion për dy ndeshjet e fundit eliminatore për “Euro 2020”.

Shqipëria sot në ora 20:45 në Elbasan e pret Andorrën, ndërsa katër ditë më vonë Francën, me të cilën ndeshje mbyllet fushata eliminatore për Evropian, shkruan sot Koha Ditore. Ndeshja me kampionen e botës do të zhvillohet në stadiumin e rindërtuar në Tiranë, aty ku më parë ishte “Qemal Stafa”.

Së fundi, është raportuar se mesfushori Taulant Xhaka ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e Shqipërisë për ndeshjet me Andorrën dhe Francën, që do të luhen këtë javë në kuadër të Grupit H eliminator. Më herët kishte refuzuar edhe Eros Grezda.

Shqipëria ka kohë që ka humbur gjasat për kualifikim në Evropianin e vitit të ardhshëm, por Reja ka kërkuar një mbyllje dinjitoze të këtij cikli eliminator.

Pas tetë ndeshjeve, Shqipëria zë vendin e katërt në grup me 12 pikë, tri më pak se Islanda që është e treta, kurse dy vendet e para në grup i ndajnë Turqia e Franca me nga 19 pikë.

Share This Article