Shqipëria projekton ndërtimin e dy terminaleve të gazit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shqipëria po projekton të ndërtojë dy terminale për gazin e lëngshëm. Njëri terminal parashikohet të jetë nëntokësor, ndërsa tjetri të ndërtohet në bregdet.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë fjalës së mbajtur në seminarin me temë “Mbi Teknologjinë e Gazit të Lëngshëm në shkallë të vogël dhe shpërndarjen e tij me kontejnerë në Europën Qendrore dhe Lindore”. Ky seminar u organizua nga Departamenti Amerikan i Energjisë dhe Shoqata e Energjisë së Shteteve të Bashkuara.

Ministrja tha se Shqipëria po përgatitet për tregun e gazit pasi ky i fundit paraqet një burim alternative furnizimit dhe një ndër komponentët e mastreplanit është edhe sistemi i depozitimit të energjisë.

Share This Article