Shqipëria rezulton me 2.761.785 banorë në fillim të 2023:- Raporti i INSTAT

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një raport i fundit i INSTAT i publikuar të premten, bën të ditur se më 1 janar të këtij viti, Shqipëria rezulton me 2.761.785 banorë.

Kjo është një rënie 1,1 %, krahasuar me 1 janar 2022.

Gjatë vitit 2022 shtesa natyrore e popullsisë (lindje-vdekje) regjistroi 690 lindje më shumë se sa vdekje.

Numri i imigrantëve në vitin 2022 ishte 13.963 persona: 51,9 % më shumë, krahasuar me një vit më parë.

Numri i emigrantëve ishte 46.460 persona: 10,5 % më shumë, krahasuar me vitin 2021.

Sipas të dhënave të INSTAT mosha mesatare e popullsisë u rrit në 38,2 vjeç, nga 37,6 vjec që ishte në janar të vitit 2021.

Popullsia është përqendruar më së shumti në Tiranë, Durrës dhe Fier. Tirana ka 32,9% të popullsisë totale dhe më pas Durrësi me 10,4% të popullsisë dhe Fieri me 10.0% të popullsisë.

Gjatë vitit të fundit Tirana ka pësuar një rritje të popullsisë prej 0.8%, ndërsa qarqet e tjera si Gjirokastra, Dibra dhe Berati kanë pësuar uljet më të mëdha të popullsisë. 

Share This Article