Shqipëria shënon fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tri pikë të arta që në ndeshjen e parë, Shqipëria i ka nisur me fitore eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në udhëtim me rezultat minimal ndaj Andorrës.

Golin e vetëm dhe të tri pikëve e realizoi sulmuesi, Ermir Lenjani.

Kombëtarja shqiptare ishte më e mirë për 90 minuta dhe ka pasur mundësinë që të shënojë më shumë gola, por e rëndësishme në fund rrëmbyen pikët e plota.

Sfidat e radhës, Shqipëria do të zhvillojë me 28 dhe 31 mars.

Fillimisht do të presë Anglinë, dhe më pas do të luajë në udhëtim me San Marinon.

Në ndeshjet tjera në Grupin I, Anglia e ka shkatërruar 5-0 San Marinon, derisa Hungaria ka barazuar 3-3 me Poloninë. 

Share This Article