Shqipëria shënon fitore, rikthen shpresën për kualifikim

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore bindëse në “Elbasan Arena” ndaj Islandës.

Djemtë e drejtuar nga Edi Reja, shënuan fitore prej 4-2.

Kastriot Dermaku gjendet i vetëm në zonë dhe shënoi me kokë për t’i kaluar në avantazh kuqezinjtë. 

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa fraksioni i dytë nisi praktikisht me gol për Islandën. Ylli i skuadrës, Sigurdsson mori një top mjaft të bukur brenda zonës dhe fluturimthi shënoi për 1-1. Megjithatë, kapitenit Hysaj nuk i pëlqeu aspak ky rezultat, me shkodranin që shënoi edhe golin e parë në karrierë me kombëtaren, duke e rikthyer rezultatin në 2-1. 

Islanda nuk dorëzohet, Sigthorsson gjen golin e barazimit, për 2-2. Por, Roshi futet në zonë dhe lëshon një predhë, e cila devijohet nga mbrojtësit miq dhe përfundon në rrjetë, për 3-2.

Po vazhdoi me një kundërsulm vrasës, Roshi shërben për Memushaj i cili hedh një top për Cikalleshin, i cili shënon për 4-2. 

Shqipëria tani mban pozitën e katër në Grupin H me 9 pikë.

Share This Article