ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin 2 hours ago
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla 2 hours ago
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit 2 hours ago
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje 2 hours ago
Çfarë janë asetet e ngrira të Rusisë, kapin vlerën e 300 miliardë eurove 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore

albnews by albnews
23 February, 2020
in Albania
0
Shqipëria shton masat përballë koronavirusit në portet detare e ajrore
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Autoritetet shëndetësore në Shqipëri pohuan shtimin e masave për të parandaluar hyrjen e koronavirusit në vend.

Zyrtarët thanë se nuk ka vend për panik dhe se qytetarët duhet t’u besojnë mjekëve në përballimin e këtij rreziku.

RelatedPosts

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tha se “janë mbajtur nën kontroll gjatë vet-karantinës të gjithë shtetasit kinezë që u kthyen në Shqipëri pas vitit të ri kinez dhe strukturat janë plotësisht të pajisura dhe të afta për të zbuluar këtë sëmundje të re”.

Shqetësimi u rrit kur ndryshe nga fillimet e visurit në Kinë, ai tashmë është afruar deri në veri të Italisë fqinje, me të cilën Shqipëria ka përditë afro 14 linja udhëtimesh ajrore si dhe disa tragete në linja të rregullta detare.

Shqipëria ka caktuar edhe një strukturë spitalore si vend karantine, që plotëson të gjitha standardet e përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, por për arsye sigurie dhe etike mjekësore vend-ndodhja nuk bëhet e ditur.

“Kemi përcaktuar një strukturë spitalore si vend karantine, e vlerësuar edhe nga ne si komitet teknik, që plotëson standardet. Karantina nuk është vendi ku trajtohen të sëmurët, por është vendi për personat e shëndoshë të dyshuar ose që kanë patur kontakte me persona të sëmurë. Ne kemi gati edhe struktura të tjera, nëse do të jetë e nevojshme. Kini besim tek strukturat shëndetësore”, – tha zonja Bino.

Shqipëria dyfishoi personelin e njësive shëndetësore në pikat kufitare në përpjekje për të forcuar kontrollet e udhëtarëve që vijnë nga vendet e prekura prej koronavirusit.

Masat shëndetësore u shtuan në portet detare, aeroportet dhe pikat tokësore të Shqipërisë pas lajmeve mbi praninë e koronavirusit në Italinë fqinje.

Qeveria ka ngritur një ekip të posaçëm për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen e popullatës ndaj koronavirusit të ri.

Ekspertët dhe drejtuesit e institucioneve shëndetësore kërkuan shtimin e mjeteve mbrojtëse personale, spitalore, laboratorike dhe shtimin e kontrolleve për të parandaluar depërtimin e koronavirusit në Shqipëri./VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

Numri i popullsisë bie me ritme të frikshme në 2025-ën, Shqipëria kryeson rajonin

18 December, 2025
Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

Mbyllja e TikTok-ut nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla

18 December, 2025
Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

Provat sekrete të SPAK për Ballukun në kasafortën e Kuvendit

18 December, 2025
Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

Trump mbron politikën e tij kufitare: Zero imigracion i paligjshëm dhe një ekonomi në rritje

18 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result